
Kadilli: PD-ja më keq se në vitin 2021. PS-ja merr 75 mandate
Dritare.net
Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV bëri një analizë të situatës parazgjedhore të Partisë Demokratike. Kadilli tha se nga sondazhet del se PD-ja sot është më keq se në 2021-shin dhe nuk do të marrë më shumë se 45 mandate më 11 maj. Ndërsa PS-ja sipas tij, do të marrë mbi 75-78 mandate.
“Sot në të gjitha sondazhet, në të gjitha informacionet që unë kam për mënyrën si është ndarë struktura e partisë, shohim që PD-ja është më keq se në 2021-shin dhe dukshëm do të ketë më pak rezultat. Unë jam i bindur se Partia Socialiste nuk ka më pak se 74-75 mandate, e shoh te 77-78 minimalisht. Dhe Partia Demokratike te 45-sa. Varet se si do ndahen vota që do shkojnë dëm, votat e partive të vogla që nuk do prodhojnë mandat në favor të tyre, diku do ta përfitojë PS-ja, diku PD-ja. Po këto nuk janë votat e tyre, janë vota qyl.”, tha Kadilli në DritareTV./K.C/dritare.net

















