Na ndiqni edhe në

Shqip

Pas vdekjes së kapitenit në Shkodër, koha për rregulla të qarta në marrëdhënien me turistët

Pas vdekjes së kapitenit në Shkodër, koha për rregulla

Ngjarja tragjike në Shkodër, ku humbi jetën një punonjës i dedikuar që u përpoq të shpëtonte një turist, ka tronditur opinionin publik. Ai ishte një kapiten me përvojë, një baba me dy fëmijë, dhe një njeri që e mori mbi vete përgjegjësinë për të ndihmuar, kur të tjerët rrezikuan pa marrë parasysh paralajmërimet.

Ky rast ka hapur sërish debatin: Kush mban përgjegjësi kur turistët nuk ndjekin rregullat?

Në shumë raste, edhe kur autoritetet vendosin kufizime për larjen në det apo në liqen, turistët shpesh i injorojnë paralajmërimet, hyjnë në ujë, dhe më pas kërkojnë ndihmën e shtetit. Kur ndodh tragjedia, përgjegjësia shpesh bie mbi punonjësit që ishin aty për t’i ndihmuar dhe që shpeshherë sakrifikojnë jetën e tyre.

“Nuk vdiq asnje turist, saje kapitenit qe i shpetoi me jeten e tij,” u shpreh me dhimbje Artion Vreto nga Sky Sports ne DritareTv, por kjo ngjarje tragjike nxjerr në pah nevojën për:
• Rregulla të qarta dhe të afishuara në çdo zonë ujore.
• Vendime të prerë që respektohen nga të gjithë, përfshirë turistët.
• Mbështetje për punonjësit që mbajnë barrën e sigurisë.
• Ndëshkime për ata që shkelin rregullat dhe vënë në rrezik jetën e të tjerëve.


Turistët janë të mirëpritur në Shqipëri, por mikpritja nuk duhet të nënkuptojë tolerim ndaj papërgjegjshmërisë. Nëse u thuhet të mos futen në ujë për arsye sigurie, duhet ta pranojnë. Nëse hyjnë me vetëdije në rrezik, duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë.

"Ky nuk është një apel kundër turistëve, përkundrazi. Është një apel për respekt të ndërsjellë dhe për rregulla që mbrojnë të gjithë. Përndryshe, do të vazhdojmë të humbasim njerëz të mirë dhe të përkushtuar, si kapiteni i Shkodrës, që nuk duhej të ikte ashtu."- tha Vreto për Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv./dritare.net