Pse Korça është ndryshe nga qytetet e tjera. Flet shkrimtari Kristaq Turtulli!
Dritare.net
Shkrimtari Kristaq Turtulli në Shqip nga Rudina Xhunga tregoi disa karakteristika që e dallojnë qytetin e tij të lindjes, nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Zoti Kristaq u shpreh se ajo që e dallon Korçën është tradita, mënyra se si ta imponon kulturën e saj me dashamirësi.
“Korça është qytet i bukur ka traditë. Ka specifikë të veçantë nga çdo qytet tjetër, pasi di ta presë ardhësin dhe di t’ia imponojë kulturën e vetë atij. Ju tregoj një histori të shkurtër. Në mëhallën tonë erdhi një familje e varfër, në krye të rrugës. Gratë të shtunën në korçë, fshinë kalldrëmet e rrugës. Gratë i dilnin e thërrisnin, motër dil dhe fshi hapësirën tënde, ajo nuk përgjigjej. Deri në tre javë ia fshinë, por më pas i trokikën në derë dhe i thanë urdhëro fshesën dhe fshi se është oborri yt. Ndryshe nëse nuk e fshin, do të largojmë nga mëhalla. Më vonë ajo familje ishte më e dalluara e lagjes. Korça nuk ta imponon me dhunë, por me dashamirësi, këtë që bën Korça radhë e bëjnë qytetet e tjera”, tha zoti Turtulli./M.K-dritare.net