Na ndiqni edhe në

Shqip

Romeo Kara: 97-a nuk ishte krizë, ishte krim! Berisha e kaloi si gjithmonë, pa u ndëshkuar!

Romeo Kara: 97-a nuk ishte krizë, ishte krim! Berisha e kaloi si

Në një intervistë për Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, juristi Romeo Kara foli për 1997-ën.

“Në 1997-n, shteti kishte rënë. U rrëzua gjithçka. Po kush e solli atë katastrofë? Berisha e solli. Dhe pastaj u tha: do ta kaloj edhe këtë. Dhe e kaloi, pa dhënë llogari.”

Kara rrëfeu një bisedë të dikurshme ku Meta, atëherë në opozitë, i kishte thënë:

“Me Nanon në burg, s’na pranon njeri në pushtet. Por Berisha do e gjejë zgjidhjen. Do ta kalojë edhe këtë.”

Dhe kështu ndodhi. Berisha e mbijetoi 1997-n pa asnjë pasojë personale, ndërsa vendi u përfshi në anarki, grabitje, dhunë dhe vdekje.

“Në atë kohë nuk e kuptonim, por sot e dimë: 1997 nuk ishte vetëm krizë ekonomike, ishte kolaps moral dhe politik. Dhe ende askush s’ka kërkuar ndjesë për të.”

Kara theksoi se nëse dosja “Partizani” do jetë e vetmja përballje e Berishës me drejtësinë, kjo është një tragjedi:

“Dosja ‘Partizani’ është gjëja më e vogël për të cilën mund të akuzohet Sali Berisha.”/dritare.net