Na ndiqni edhe në

Shqip

Juristi: Igli Hasani i shpëtoi jetën një shqiptari të dënuar me vdekje në Kinë!

Juristi: Igli Hasani i shpëtoi jetën një shqiptari të
Në një intervistë të gjatë dhe shpërthyese në “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, mes kritikave të ashpra ndaj disa ministrave arrogantë e të paaftë, juristi Romeo Kara përmendi një emer: Igli Hasanin, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë.

“Është nga të paktët që më ka dalë qytetar deri diku. Një djalë që punon në heshtje, me përkushtim dhe dinjitet.” – u shpreh Kara.

Ai tregoi se nuk ka asnjë interes personal apo lidhje politike me të, por e vlerëson për faktin që ka ruajtur një profil të ulët, serioz dhe profesional.

“Ai ndikoi t’i falej jeta një shqiptari të dënuar me vdekje në Kinë. Pa zhurmë, pa kamera. Kjo është punë.”

Romeo Kara përmendi gjithashtu edhe Arban Hasanin, vëllanë e ministrit, si një nga ndikimet pozitive që i ka qëndruar pranë që nga viti 1992, duke nënvizuar edhe një herë se edukata familjare bën diferencën te individi dhe drejtuesi./K.C/dritare.net