Na ndiqni edhe në

Shqip

Ish i përndjekuri politik: Alibeaj, bashkëvuajtësi im. E meriton PD!

Ish i përndjekuri politik: Alibeaj, bashkëvuajtësi im. E meriton

Shkëlqim Emini është personi që shembi ambasadën italiane në korrik të 1990. Në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Emini tha se Sali Berisha gënjeu duke bërë hero një tjetër njeri për shembjen e ambasadës dhe duke i mohuar atij të vërtetën.

Ai vlerësoi figurën e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se vjen nga një familje të përndjekurish politikë.

“Enkelejd Alibeaj është bashkëvuajtësi im. Ai më njeh shumë mirë. Ai e meriton Partinë Demokratike. Alibeaj ka lindur së Sektorin e Semanit. Ishim miq me familjen e Alibeajt. Ai e di shumë mirë historinë time, ne jemi rritur bashkë”, u shpreh Emini në Dritare TV./L.F-dritare.net