Na ndiqni edhe në

Shqip

Shqiptarët dhe politika në SHBA: A i votojmë të tanët kur kandidojnë?

Shqiptarët dhe politika në SHBA: A i votojmë të tanët


Shqiptarët janë një nga komunitetet më të punësuar dhe më të përkushtuar në SHBA. Kanë ndërtuar biznese, kanë bërë emër në profesione të ndryshme, kanë ndihmuar njëri-tjetrin në emigracion, por kur vjen puna te mbështetja politike, ndonjëherë hezitojnë të votojnë të vetët.

Këtë e ngriti edhe Renis Nushaj në intervistën e tij në Shqip me Rudina Xhungën:

“Ne kemi shqiptarë që japin më shumë para se çdo komunitet tjetër për fushata. Por për çudi, janë më të predispozuar të votojnë në Shqipëri, sesa në SHBA. E kemi votën, por s’e përdorim!”


Në fakt, kjo është një nga sfidat kryesore që ka përpara çdo shqiptar që kandidon në SHBA. Jo të marrë mbështetje nga amerikanët, por të bindë vetë shqiptarët që fuqia politike fillon me votën – jo me like në Facebook apo lavdata në kafe.

Pse ndodh kjo?
• Disa mendojnë se “nuk ja vlen politika”.
• Të tjerë janë skeptikë ndaj çdo kandidati, edhe nëse është shqiptar.
• Disa janë më të lidhur me partitë amerikane sesa me emrin dhe vizionin e kandidatit.

Por Renis Nushaj nuk kërkon votën sepse është shqiptar. Ai e kërkon sepse është kompetent, i përkushtuar dhe me një karrierë që flet vetë.


“Nuk dua t’i blej shqiptarët me emocione. Dua t’i bind me punë. Por është koha të ndalojmë së qëndruari spektatorë. Është koha të kemi një zë tonin, një përfaqësim tonin,” – tha ai.

A jemi gati të mbështesim një shqiptar për Senatin e SHBA?

Nëse jo tani, kur?
Nëse jo Renisin, kë?


Ai është një nga ne që ka arritur aty ku shumë ëndërrojnë, dhe tani kërkon të bëhet zëri ynë në Senatin e Shtetit Michigan. Fushata e tij nis më 26 korrik, dhe zgjedhjet vendimtare do jenë në nëntor 2026./dritare.net