Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e 16-të për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin "Skënderbej"

Protesta qytetare për projektin në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e saj të 16-të. Tani protestuesit po mblidhen në sheshin "Skënderbej" për të marshuar drejt Kryeministrisë.

Mbrëmjen e së dielës, protestuesit zhvilluan tubimin më të gjatë që nga nisja e lëvizjes, i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Një grup pjesëmarrësish marshoi drejt aeroportit të Rinasit, por u ndalua nga forcat e policisë.

Protesta nisi si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec dhe më pas u zgjerua në një mobilizim më të gjerë qytetar. Protestuesit kanë paraqitur një sërë kërkesash që lidhen me legjislacionin për investimet strategjike, zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./K.C/dritare.net