
Futbollistët e Kombëtares festojnë me trajnerin, vajza e Silvinjos tregon si është ndjerë!
E Diel 26 Nëntor 2023, 20:08
Dritare.net
Trajneri Silvinjo është kthyer një ndër personat më të dashur të shqiptarëve për arsye se arriti të kualifikonte Shqipërinë në Europianin e 2024-ës.
Ai arriti të kthente lumturinë dhe shpresën tek Kombëtarja dhe tifozët kuqezi.
Shumë video qarkullojnë në rrjetet sociale në nder të tij, dhe së fundmi një e tillë është shpërndarë dhe nga vajza e teknikut brazilian.
Aty shfaqet Silvinjo duke festuar me futbollistët e Kombëtares. Tati e ka publikuar në InstaStory me mbishkrimin: Qava kur shikova këtë./dritare.net

















