Na ndiqni edhe në

Sport

Itali, Lazio në gjyq për shkak të mbrojtësit të Kombëtares!

Itali, Lazio në gjyq për shkak të mbrojtësit të

Elseid Hysaj është bërë shkak që Lazio të ketë një proces gjyqësor në Komitetin Olimpik Italian. Agjenti i shkodranit kërkon nga Lazio bonuse në lidhje me kalimin e mbrojtësit nga Napoli në kryeqytetin e Italisë,me padinë që do shqyrtohet.

Vera e 2021 bëri që Hysaj të linte Napolin pas gjashtë vitesh dhe të kalonte te Lazio, kjo si lojtar i lirë. Për këtë kalim agjenti Mario Giuffredi kërkon komisionet e tij, me Lazion që pretendon se nuk ka asnjë arsye që të paguajë.

Duke qenë se Hysaj ka qenë i lirë dhe dëshira e tij ishte të bashkohej me Lazion duke mos rinovuar me Napolin, kryeqytetasit kanë shmangur kështu komisionet për agjentin ndërmjetësues, me këtë të fundit që ka paditur klubin e Serie A.

Tanimë kalimi i 29-vjeçarit te Lazio ka risjellë edhe njëherë problemin që agjentë të ndryshëm kanë me komisionet, duke kërkuar shuma të majme nga klubet./dritare.net