
Kualifikimi në Euro2024, Sylvinho: Për mua është akoma një ëndërr!
Dritare.net
Ishte fillimi i këtij viti 2023, saktësisht më 2 janar kur të gjithë mësuam emrin e ri e trajnerit tonë të kombëtares, një brazilian Silvio Menedez Kampos Junior, një emër që nuk thoshte asgjë thuajse për askënd, as për futbolldashësit dhe ndjekësit e rregullt të këtij sporti, jo më për njerëzit më indiferent.
Në një intervistë për Exclusive ai shprehet se për të kualifikimi në Euro2024 është një ëndërr. Ai ka përmendur edhe trajnerët e mëparshëm të Kombëtares për punën që kanë bërë.
“Për mua është akoma një ëndërr, ndërkohë për Shqipërinë është hera e dytë që shkon në finalet e një europiani. Sa i përket trajnerëve, mund të them që edhe ata janë emra vërtet të mëdhej. Sot është Silvio, Doriva dhe Zabaleta dhe ne besojmë shumë në punën tonë, por pa harruar punën që ka bërë Panuci apo Reja pasi janë pakashumë ata lojtarë, e njëjta gjeneratë me djem shumë të rinj. Ata dhe puna e tyre ka qenë shumë e rëndësishme për mua, në këtë moment. Për këtë arsye unë i përmend emrat e tyre por edhe trajnerit të U21-shit, Alban Bushin, pasi na kanë sjellë lojtarë të rëndësishëm. Unë besoj shumë në punën e të gjithëve. Ashtu kam bërë edhe unë edhe pse jam i ri në karrierën time si trajner, por kam lënë një shenjë ku kam qenë, me ndonjë lojtarë, apo ndonjë gjë tjetër në ekip, ashtu si lanë ata dhe ne në këto 10 muaj i zhvilluam futbollistët që na lanë dhe disa të tjerë. Nuk duhet të harrojmë se futbolli ashtu si edhe jeta ecin shumë shpejtë. Dua të falenderoj dhe e vlerësoj punën e trajnerëve përpara meje që lanë dicka për ne sot”– tha trajneri i kuqezinjëve, Sylvio Mendes Campos Junior./dritare.net

















