
Lajm i keq për Messin, grabitet sërish familja e bashkëshortes së tij!
E Enjte 23 Nëntor 2023, 14:02
Dritare.net

Kushëriri i bashkëshortes së Lionel Messit ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se kushëriri i Antonela Roccuzzo është kërcënuar nga disa persona të armatosur duke i vjedhur 8 milionë pesos, gati 20 mijë euro, citon CNN.
Kjo ngjarje nuk është akti i parë kriminal që ka pësuar familja e futbollistit në qytet. Pasi në pak muaj u grabit supermarketi në pronësi të familjes së Antonelës. Ministria e Sigurisë së provincës po heton ngjarjet edhe pse sigurojnë se nuk do të bëjnë raporte zyrtare për atë që ka ndodhur./M.K-dritare.net

















