Maldini zbulon prapaskenën: Tentova të sillja Messin te Milan!
Dritare.net
Milan është në krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 4 ndeshjesh në Serie A, por edhe në Champions League rrezikon të mos kalojë grupin. E ndërsa kuqezinjtë po përgatiten për sfidën ndaj Fiorentinës në “San Siro”, me Piolin që tashmë i është ngushtuar rrethi shumë, një prapaskenë është zbuluar nga ish-drejtori Paolo Maldini, i cili pohoi se për 10 ditë u përpoq të sillte Lionel Messin kur ai u largua nga Barcelona.
Legjenda e Milanit po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si drejtues. “Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë.

Kur lexova se mund të shkonte edhe tek Interi, u tremba dhe prandaj tentova të bëj të pamundurën për ta veshur kuqezi, por siç e thashë, nuk ishin kushtet e duhura” – u shpreh Maldini.
Si përfundim, Messi nënshkroi për dy vite me PSG-në, ku përfitoi gati 40 milionë euro në sezon, ndërsa te Milan ose tek Interi nuk do të mundej kurrë të merrte një pagë të tillë. Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të Scudetto-s në Serie A përpara përballjes së së dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës. “Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij./dritare.net