Na ndiqni edhe në

Sport

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës pëson aksident në Torino!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës pëson aksident

Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Torino. Mbrojtësi i ekipit të Torinos ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” të tij (makinë me vlerë gati 60 mijë euro), kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq.

Fotot e publikuara nga “La Stampa” tregojnë dëmtimin e makinave, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe personin në xhipin e kuq që janë në gjendje të mirë.

Të dy e kanë kaluar këtë aksident të frikshëm pa u dëmtuar. Mbrojtësi i skuadrës së Juric ishte rrugës për në stërvitje, në të cilën mori pjesë sërish, pavarësisht aksidentit rrugor./dritare.net