Na ndiqni edhe në

Sport

Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ja ku pozicionohet Kombëtarja!

Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy barazime ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë arritën objektivin për t’u kualifikuar në Europian madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.

Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ja ku

Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ka humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59-të, tashmë mbajnë vendin e 62.

Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ja ku

Nga ana tjetër, ajo që përfiton plot katër pozicione është Kosova. Dardanët në nëntor fituan me Izraelin, barazuan me Zvicrën dhe humbën me Bjellorusinë. Kështu, Kosova nga vendi i 105, tashmë ka kaluar në vendin e 101.

Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ja ku

Ndërkohë, nuk ndryshon klasifikimi sa i takon kryesuesve të listës teksa vendi i parë mbetet pronë e Argjentinës që ndiqet nga Franca dhe Anglia. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia.