
Sa kuotohet Shqipëria nga kompanitë e basteve për fitimin e Euro 2024!
Dritare.net
Kompanitë e basteve kanë nisur të kuotojnë shanset e kombëtareve për të fituar Kampionatin Europian 2024 në Gjermani. Sipas këtyre kompanive kuqezinjtë janë të fundit sa i takon mundësive për të rrëmbyer trofeun e Euro 2024.
Nëse vendosni të harxhoni 1 euro nga xhepi juaj dhe luani suksesin e Shqipërisë në Europian, ju do të fitoni plot 400 euro. Një koeficient tepër i lartë, që tregon se shanset janë tejet të vogla.
Sa i takon ekipit më të kuotuar, më favoritët janë Franca dhe Anglia, me koeficient 5. Një arritje te trofeu e vendit organizator, pra Gjermania vlerësohet me koeficientin 5.
Me interes të madh pritet të shihet shorti i datës 2 dhjetor, ku përfaqësuesja jonë do të mësojë kundërshtarët me të cilët do përballet në Gjermani./dritare.net

















