
Shorti i Euro 2024/ Goglat pa mëshirë, grup ferri për Shqipërinë!
Dritare.net
Sot pasdite në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti i Euro 2024. Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Italia. Duke qenë se ekipi jonë kombëtar është kualifikuar për herë të dytë në Evropian dhe duke qenë se ekipi po bind me lojë dhe rezultat, me interes të madh priten paraqitjet kuqezi në premierën e Euro 2024, që do mbahet në Gjermani. Ndeshja hapëse e kompeticionit do jetë Gjermani-Skoci në 14 korrik.
Përballjet e skuadrave në grupe:
Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra
Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali
Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi
Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off ne grupin A
Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off të grupit B
Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off të grupit C/dritare.net

















