Na ndiqni edhe në

Sport

Shqipëria në Euro 2024, si mund të siguroni bileta për ndeshjet në Gjermani!

Shqipëria në Euro 2024, si mund të siguroni bileta për

UEFA njofton të gjithë tifozët në mbarë botën se së shpejti nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë tifozët shqiptarë që janë interesuar për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm të kombëtares në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).


Kuqezinjtë do ta nisin ndaj Italisë, e cila është edhe fituesja në fuqi e kompeticionit.

Një kundërshtarë ndaj të cilit, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjëherë, pasi katër përballjet e mëparshme janë mbyllur me humbje. Italianët kanë fituar të katër duelet, me bilancin total, 1 gol të shënuar dhe 7 të pësuar.

Një rival ndaj të cilëve, kemi luajtur dy miqësore dhe dy sfidat e tjera ishin në kuadër të eliminatoreve të kampionatit botëror të zhvilluar në Rusi.

Miqësorja e parë daton më 18 Nëntor të vitit 2014, kur në pankinë drejtonte, Xhani de Biasi. Asokohe, në krahun tjetër ishte teknik, Antonio Conte. Italia triumfonte me shifrat 1-0 pas golit të Okaka.

Në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria humbi 2-0 në Itali dhe në vendin tonë u mposht minimalisht 1-0, kur në pankinë drejtonte Christian Panucci.

Përballja e fundit mes dy kombëtareve është ajo e vitit të shkuar, rreth 1 vit më parë, kur u mposhtën në miqësoren e zhvilluar në ‘Air Albania’ me shifrat 3-1./K.C/dritare.net