Na ndiqni edhe në

Sport

Është zyrtare, Leo Messi largohet nga Barcelona!

Është zyrtare, Leo Messi largohet nga Barcelona!

Leo Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona, edhe pse klubi spanjoll në deklaratën e publikuar shkruan se marrëveshje për një kontratë të re ishte arritur ditën e sotme.

Sipas Barcelonës, nuk mund të firmosej ajo marrëveshje për shkak të pengesave financiare dhe rregullave të LaLiga. Në këto kushte, Messi nuk qëndron te Barcelona, shkruhet në njoftim.

FC Barcelona shpreh mirënjohjen për lojtarin dhe kontributin e tij dhe i uron më të mirat në të ardhmen./M.M-dritare.net