
UEFA hap votimin për golin më të bukur të kualifikueseve, në garë edhe 2 perlat e kuqezinjve!
E Hënë 27 Nëntor 2023, 15:03
Dritare.net
Me mbylljen e kualifikueseve të Evropianit UEFA është në kërkim edhe të golit më të bukur të realizuar në to. Sëfundmi institucioni i futbollit në Evropë ka hapur një votim me 10 gola të përzgjedhur ku dy prej tyre janë realizuar nga futbollistët e kombëtares sonë.
Bëhet fjalë për realimet e Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e fituar 1-3 nga kuqezinjtë si dhe kryevepra e Jasir Asanit në fitoren 2-0 që kombëtarja mori në Air Albania kundër Polonisë. Këto gola konkurojnë me kryevepra të tjera të realizuar nga futbollistët më zë të Evropës siç është Kylian Mbappe.
Për të parë dhe votuar golat klikoni këtu./dritare.net

















