Jenisheri shkon në Kuvendin Kombëtar, përplaset me rojet e sigurisë
Saturday 18 July 2026, 16:04
Dritare.net

Kuvendi Kombëtar i dalë nga protesta, zhvilloi sot ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua me disa momente tensionesh dhe përplasjesh mes pjesëmarrësve.
Një prej episodeve kishte në qendër ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, i cili u fut në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, aty ku ishin vendosur organizatorët e aktivitetit.
Pas pak minutash, ndërhyri shërbimi i sigurisë, i cili e shoqëroi Jenisherin jashtë sallës. Megjithatë, largimi rezultoi i përkohshëm, pasi më vonë ai u rikthye në ambientet e Kuvendit.
Pas ndërhyrjes së organizatorëve, Jenisheri pranoi të ulej në fund të sallës, ku ndoqi vijimin e punimeve../K.C/dritare.net