Pamje/ Protestuesit hyjnë në Universitetin Politeknik
Monday 29 June 2026, 21:09
Dritare.net

Me tensione është shoqëruar protesta sot para Kryeministrisë. Protestuesit kanë hyrë në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, pasi iu hoq një banderolë që kishin vënë në fasadën e godinës.
Fillimisht, një grup studentësh e kishte shpalosur banderolën "Ju erdhi fundi", por ajo u hoq nga rojet private të institucionit pak minuta më vonë. Protestuesit hynë me forcë në universitet dhe e rivunë banderolën e hequr nga rojet private./K.C/dritare.net