Video/ Dalin nga burgu protestuesit e 2 korrikut, pas vendimit të gjykatës
Sunday 5 July 2026, 17:05
Dritare.net

Janë liruar këtë të diel protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së enjtes para Kuvendit.
Ata u pritën jashtë komisariatit nga mbështetës dhe pjesëmarrës të tjerë të protestave, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen rregullisht në kryeqytet.
Pamjet tregojnë momentin e daljes së tyre nga ambientet e komisariatit, të shoqëruar me ovacione dhe thirrjet "Rama n'burg, Berisha n'burg", ndërsa të afërm dhe miq i përqafuan dhe i përshëndetën me emocione./dritare.net