Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Dy varret e famshme në Kaninë!

Dy varret e famshme në Kaninë!

Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka qenë këtë herë në Kaninë. Fotoreporteri vizitoi dy varret e famshme në Kaninë, të Ismail Qemalit dhe Eqerem Bej Vlorës, ndërsa i fton të gjithë që kur të shkojnë në Kaninë, padyshim të vizitojnë kalanë, varret e dy personaliteteve shqiptare dhe vendi ku u ndërtua teqeja e parë bektashiane në Ballkan.

“Ismail Qemal Bej Vlora, themeluesi i shtetit shqiptar, ishte varrosur në këtë fshat. Më vonë u rivarros në Vlorë.

Një tjetër nënshkrues i shpalljes së pavarësisë ishte Eqrem Bej Vlora dhe ai prehet këtu, në këtë fshat të mrekullueshëm në maje të kodrave.

Eqrem Bej Vlora vdiq në 1964 në Vjenë dhe eshtrat e tij u kthyen në atdhe në 2014 për t’u prehur në Kaninë.

Ndaj nëse je duke udhëtuar apo pushuar në Vlorë, lër pak kohë për Kaninën, 3 apo 4 kilometra lart në kodrat pas Vlorës dhe shijoni një pasdite të freskët në Kaninë duke ecur në kala, apo duke vizituar varrin e Eqrem Bej Vlorës dhe teqenë bektashiane.”, shprehet fotoreporteri britanik në dokumentarin e DritareTv./K.C/dritare.net