Si e ndërtuan italianët këtë tunel nën tokë, 100 vite më parë!
Dritare.net
Kantina Balaj, mbahet në këmbë nga dy vëllezër vlonjatë të cilën zanatin se si prodhohet verë e mësuan në Itali, por nuk harruan zonë e tyre dhe u kthyen që gjithë përvojën ta ndanin me gjithë vizitorët.
Artani merret me kantinën ndërsa vëllai i tij, Sokoli me restorantin ku shërben mishin e vendit, por edhe pasta italiane që i gatuan aq mirë. Ata ngritën biznesin e tyre, në një tunel 100-vjeçar, i ndërtuar nga italianët rreth vitit 1929, ku sot ruhet aq mirë edhe vera e kantinës Balaj.
“Unë personalisht kam punuar në Itali në këtë profesion, ku fitova një eksperiencë goxha të mirë. Erdha në qytetin tim për ta bërë këtu atë që di të bëj më mirë. U kthye dhe vëllai im. Bashkë hapëm restorantin dhe dëshira është të sjellim mish të zonës, perime të zonës. Ne jemi zonë e begatë, vera e vaji këtu ka shije tjetër që nuk e gjen askund.
Ky tunel është ndërtuar në vitin 1929. Thuhet se asokohe, në zonë kalonte një tren i vogël i minierave, ngarkonte zhavorr në rrugë dhe suportonte punimet në rrugë, që lidhte Vlorën me Fierin.
Por rruga, kishte problematika, ishte kënetë, dhe u ndërtua tuneli për të bërë të mundur eksportimin e materialeve”, tregon Artani./M.K-dritare.net