Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident tragjik në Peqin, makina del nga rruga, humbin jetën 2 të rinj!

Aksident tragjik në Peqin, makina del nga rruga, humbin jetën 2

Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtoni dy të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.


Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 24 vjeç, G.Ll. dhe D.K. 24-vjeçari G.Ll. ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.