Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Vila ilire në Durrës, një thesar origjine dhe krenarie!

Vila ilire në Durrës, një thesar origjine dhe krenarie!

Vila Ilire e sapozbuluar në Durrës, është një lajm i madh për arkeologjinë në Shqipëri dhe tregon shumë për të kaluarën tonë. Kush kemi qenë ne, ndaj është një thesar origjine dhe krenarie.

Një vilë buzë detit, me mozaikë, banja termale, fontana.

Gazetarja Rudina Xhunga së bashku me stafin e Dritare TV ishte në sit në një ditë pune të arkeologëve, ku drejtuesi i projektit zotin Luan Përzhita, tregoi mozaikët e veçantë që gjenden brenda kësaj vile.

“Ky është mozaiku i bërë me pluhur tulle dhe gëlqere. Mbi të janë bërë dekorime me kokrriza të vogla të bardha. Këtu jemi te pishina e vilës. Sepse gjithë pjesa anësore e saj është e dekoruar me afreske blu dhe me pika uji blu. Pishina si kjo ka më në territorin shqiptar. Një kolege italiane kur e pa më tha: “Është hera e dytë që shoh në Mesdhe një gjë të tillë. Njëherë e kam parë në Sicili”.

Ky është ndër mozaikët më të shtrenjtë të kohës që po flasim sepse është mozaik i bërë për të qëndruar jashtë banesës, është rezistent ndaj ujit, shiut, diellit. Është një shpikje e mesit të shekullit të I-rë para erës sonë dhe u përhap pas shekullit të I-rë të erës sonë. Ky model është dekoruar deri vonë në zona të ndryshëm, në teknikë moderne, si argjilë me pika. Këtu është gjëja më interesante dhe e bukur që kemi. Ky është momenti i parë që nisëm zbulimin e vilës.

Pjesa qendrore e mozaikut paraqitët me egzagon me figurën e gjashtëkëndëshit. Pjesa më e madhe e mozaikut është e veshur dhe e kornizuar me dy radhë që ka figura gjeometrike, njëra prej tyre është pelte, (dy figura të vendosura përballë njëra-tjetrës) dhe figura e gjashtëfletëshit.

Ky ambient është për një klasë të lartë shoqërore”, tregon zoti Përxhita./dritare.net