Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Stresi më shkakton dridhje trupi, si t’ia bëj. Përgjigjet psikologia!

Stresi më shkakton dridhje trupi, si t’ia bëj. Përgjigjet

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam 27 vjeç dhe problemi im është se kur kam ankth dhe stres filloj edhe dridhem. Dridhem në pjesë të ndryshme të trupit jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Të lutem më thuaj diçka për gjendjen time. Ju falënderoj.

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Dridhjet e ankthit zbulojnë gjendjen emocionale të një personi dhe nuk duhen nënvlerësuar. Në të vërtetë, ato mund të jenë një mundësi për të njohur dhe adresuar çrregullimin e ankthit dhe mekanizmat e tij themelorë, siç janë frika nga humbja e kontrollit ose përshtypja e mendimeve të tepërta.

Shkaku i saktë i kësaj lloj dridhjeje nuk është kuptuar plotësisht, por mund të lidhet me komunikimin jonormal në zona të caktuara të trurit, siç është truri i vogël, i cili kontrollon koordinimin e muskujve.

Ankthi shkakton dridhje dhe mund të veprojë si një përmirësues i fuqishëm i simptomave, duke i bërë dridhjet më intensive dhe të shpeshta gjatë kohërave të stresit. Simptomat e dridhjes nga ankthi mund të ndryshojnë nga personi në person, por në përgjithësi përfshijnë, dridhje në duar, të cilat shpesh janë më të dukshme kur përpiqeni të kryeni detyra precize ,mund të përfshijë kokën duke u manifestuar me lëvizje ,zëri mund të tingëllojë i dridhur.

Diagnoza e dridhjes nga ankthi vlerësohet nga një vlerësim klinik i një profesionisti të kujdesit shëndetësor, zakonisht një neurolog ose psikolog . E dashur lexuesja jonë dridhjet dhe ankthi janë një përgjigje fizike dhe psikologjike ndaj stresit të rëndë emocional ,ndaj në këndvështrimin tim për t’ju lehtësuar në gjendjen tuaj do tu sugjeroja si fillim të praktikoni frymëmarrjen diafragmatike.

E dashur lexuesja jonë kryeni ushtrime fizike kalimi i kohës jashtë në mjedise natyrore do të ketë përfitime për trupin tuaj . Lexuesja jonë drejtoni një mënyrë jetese të shëndetshme, duke kufizuar konsumin e kafeinës duhanit dhe ndiqni një dietë të ekuilibruar. Të jetosh me një gjendje të tillë mund të jetë sfiduese. Megjithatë, është një gjendje e menaxhueshme.

Të kuptuarit e natyrës së saj, diferencimi i saj nga shkaqe të tjera të dridhjes dhe të mësuarit për të menaxhuar shkaktarët si stresi janë hapa thelbësorë drejt mirëqenies .Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat !/dritare.net