Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga arratisja me varkë në Shkodër, te biznesi i saj në Amerikë. Jeta e jashtëzakonshme e Elenës

Nga arratisja me varkë në Shkodër, te biznesi i saj në

Pasi u shpëtuan nga dy peshkatarë të moshuar jugosllavë, familja Lekaj u dorëzua tek autoritetet dhe nisi një kapitull të ri si refugjatë. Për tre muaj, ata jetuan në një hotel-kamp në Beograd, në pritje të përcaktimit të fatit të tyre. "Kemi qenë në pritje për viza," tregon Elena për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Edhe pse nëna e saj fillimisht dëshironte të qëndronte në Jugosllavi për të qenë më afër vajzës së madhe që kishin lënë pas në Shqipëri, një e afërme i këshilloi:

"Amerika është shumë më mirë se Jugosllavia." Me këtë këshillë, ata aplikuan për azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Në tetor të vitit 1988, familja mbërriti në New Hampshire, SHBA. Përballja me realitetin e ri ishte brutale.

"Kur erdhëm, nuk kishte asnjë shqiptar," kujton Elena. Pa njohur gjuhën dhe kulturën, muajt e parë ishin jashtëzakonisht të vështirë. |Ishte shumë e vështirë edhe për të blerë ushqime, se nuk dishim asgjë."

Momenti i kthesës erdhi kur dy shqiptarë nga Bostoni, pasi dëgjuan për ta në lajme, udhëtuan për t'i takuar dhe ndihmuar. Ata i ftuan të transferoheshin në Boston, një qytet me një komunitet më të madh dhe më shumë mundësi. Ky akt solidariteti shënoi fillimin e vërtetë të jetës së tyre të re në Amerikë, duke i hapur rrugën integrimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje./L.F-dritare.net