Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aleksandër Çipa rrëfen jetën përtej ekranit dhe sprovën që e ndryshoi

Gazetari Aleksandër Çipa vjen në një rrëfim të rrallë dhe krejt ndryshe nga imazhi që publiku njeh prej vitesh. Në podcastin "Kohë për Reflektim" në DritareTV, ai lë për pak mënjanë analizat dhe komentet e aktualitetit për të ndarë historinë e jetës së tij. Nga kujtimet e fëmijërisë dhe ndikimi i familjes, te dashuria, sfidat personale dhe momentet më të vështira që ka përjetuar, Çipa zbulon anën më njerëzore të rrugëtimit të tij.

Çipa kujton fillimet e tij në botën e shkrimit, kur ende fëmijë publikonte krijimet e para në revistat "Fatosi" dhe "Pionieri", për të vijuar më pas me gazetat lokale në Gjirokastër e Vlorë, e më vonë në mediat kombëtare. Ai e lidh këtë pasion me mjedisin familjar dhe ndikimin e të atit, poetit Lefter Çipa, duke theksuar se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me letërsinë dhe fjalën.

Duke iu zhveshur petkut serioz të ekranit, Aleksandër Çipa zbulon një anë pak të njohur të vetes. Ai rrëfen se beson te karakteristikat e shenjave të horoskopit, ndërsa ndalet edhe te historia e njohjes me bashkëshorten, duke treguar për herë të parë detaje nga një prej kapitujve më personalë të jetës së tij.
Në intervistë, gazetari ndalet edhe te raporti me familjen, mënyra se si ka rritur fëmijët dhe historia e njohjes me bashkëshorten, një episod që e rrëfen me detaje dhe emocion.

Një nga momentet më prekëse të bisedës është kur Aleksandër Çipa kujton një periudhë dramatike, duke treguar se për shkak të profesionit dhe ka qenë shumë pranë vdekjes. Ai e cilëson atë si një nga sprovat më të mëdha të jetës, një përvojë që, sipas tij, i ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën dhe njerëzit./dritare.net