Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Anëtarësimi në BE, mision historik i PS-së

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, u ndal te rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një mision historik.

"Kam frikë se edhe shkrimi i historisë pas 30 vitesh do të jetë ndryshe. Në këtë fazë, Partia Socialiste ka një mision historik që ka qëlluar të jetë i gjithë në dorën tonë. Për herë të parë jemi në kushtet për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit në BE. E kam besuar këtë gjë kur dukej e pamundur dhe e besoj edhe tani, kur mbërritja duket me sy. Nëse kjo ndodh, historia do të sillet shumë mirë me ne", u shpreh Rama.

Kryeministri ndodhet sot në Jalë, ku po zhvillon një takim dhe bashkëbisedim me të rinjtë. Gjatë aktivitetit, ai komentoi gjithashtu protestat dhe ndikimin e algoritmeve në shoqëri dhe komunikim.