Barcelona transferon Adeyemin nga Dortmund, hap dyert për Fisnik Asllanin
Friday 10 July 2026, 19:07
Dritare.net
Barcelona ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi. Klubi katalanas do të paguajë 22 milionë euro, plus deri në 7 milionë euro bonuse.
Adeyemi pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, ndërsa largimi i tij nga Dortmundi mund të hapë më shumë mundësi për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani.
Talenti kosovar shihet si një nga kandidatët për të fituar më shumë hapësira në ekipin e parë të klubit gjerman pas largimit të Adeyemit.