Arben Kola: Protestat deri sot paqësore, tani s’mbajmë përgjegjësi
Tuesday 30 June 2026, 20:08
Dritare.net

Një nga organizatorët e 31 protestave të zhvilluara në Tiranë, Arben Kola, është distancuar nga incidentet e dhunshme të regjistruara sot para ambienteve të Kuvendit, ku një grup protestuesish përshkallëzuan situatën. Kola theksoi se deri më tani protestat janë mbajtur paqësore dhe sipas tij kjo ka qenë edhe rezultat i menaxhimit nga Grupi Koordinues.
“Deri më sot populli ka protestuar në mënyrë paqësore ne nuk kemi qene per dhune, prej sot populli duhet te protestojnë ne mënyre te pavarur ne nuk mbajmë më përgjegjësi. Nuk mbajmë përgjegjësi për arsye se sot atyre u hyri tmerri kur panë koshin, dhe në atë kosh kandidati i parë ishte Tao Balla.”,- tha Kola./K.C/dritare.net