Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas dhunës para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. Thirrje: Lironi çunat!

Pas përplasjeve të përsëritura me policinë pranë Parlamentit, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kanë thirrur në kor “Lironi çunat”, duke iu referuar 8 personave të arrestuar gjatë përplasjeve pranë Kuvendit. Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, deklaroi se të arrestuarit janë provokuar dhe se, sipas tij, brenda strukturave të Policisë së Shtetit veprojnë grupe të implikuara në mënyrë kriminale.

“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, ti shërbejnë mafies apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm e të mos bini pre e provokimeve. Ruani qeverisë, do ta rrëzojmë përmes një revolucioni paqësor Edi Ramën. Çfarë e vret këtë sistem të kalbur, është prania e fëmijëve dhe grave, njerëzve si ai që u tërhoq zvarrë sot, Altin Hila, që vjen çdo ditë nga Durrësi me një fëmijë të sëmurë. Një duartrokitje për të gjithë të arrestuarit, ata janë provokuar nga bandat brenda policisë. Thirrje dhe për ambasadat, në veçanti atë të SHBA dhe atë të BE për ti hequr spinën Ramës se ata e kanë mbajtur me oksigjen. Nuk kemi qenë për dhunë, revolucioni është paqësor. Ata po kërkojnë dhunë. Nuk duhet të bie, pre e provokimeve”, tha Arben Kola./K.C/dritare.net