
Babai e kritikoi për pëlqimin ndaj aktorit 20 vjet më të madh, shqiptarja lë ‘Grande Fratelon’ në Itali!
Dritare.net
26-vjeçarja Heidi Baçi ishte pjesëmarrse në ‘Big Brother Italia’ , por aventura e saj ka përfunduar pas kritikave që babai i saj i bëri për pëlqimin ndaj aktori 20 vite më të madh. Sipërmarrësja e re, e cila ishte një nga më të pëlqyerat e këtij sezonin, ka braktisur spektaklin.
Babai i shprehu vajzës së tij të gjithë zhgënjimin, por edhe të familjes për marrëdhënien e saj me konkurrentin Massimiliano Varrese, i cili ishte 21 vite më i madh.
‘Nihem i shkatërruar, mami nuk të shikon më! Ai është një burrë i madh sa unë, që së shpejti do të dalë në pension! Unë nuk të njoh më. Nuk do të lejoj njeri të shkelë dinjitetin e vajzës sime dhe ta bëjë nënën tënde të ndihet keq. I kam premtuar se do të të marr në shtëpi që sonte'.- ishin fjalët e Gentit, babait të Heidit të cilat ia tha vajzës gjatë spektaklit.
Të dy u përqafuan emocionalisht dhe vajza i thotë se tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Massimilianon.
Ky i fundit tha se ‘Heidi ka frikë nga babai i saj’. Heidi pati edhe një përballje të fundit me aktorin 47-vjeçar, Massimilianon.
“Pas akuzave kaq të rënda është më mirë të heshtësh. Tani e kuptoj se kujt ia kishe frikën Heidi dhe nuk jam unë”, – i tha aktori duke lënë të kuptohet se vajza është shumë e frikësuar nga babai i saj. Vajza iu përgjigj se nuk ka frikë nga gjykimi i të atit, por publiku nuk është e bindur për fjalët e saj.
Çështja u duk se përfundoi ashtu, por sapo u kthye tek banorët e tjerë, Heidi shpërtheu në të qara.
“U bëra lëmsh. Më duhet të dal, mami është sëmurë. Unë jam e shqetësuar për të”,- tha vajza mes lotësh.
“Dua ta braktis programin. Nëse nëna ime nuk më shikon më, do të thotë se është shumë e sëmurë”,- i përsëriti ajo Alfonso Signorinit.
Për ta qetësuar, ai i premtoi se do ta vërë në kontakt me nënën e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësisht fjalëve ngushëlluese, gjatë natës 27-vjeçarja shqiptare vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother’./dritare.net

















