
PS-ja i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave
E Hënë 12 Maj 2025, 07:07
Dritare.net
Ka nisur numërimi në Dibër, ku janë hapur kutitë e para. Numërimi ka nisur në dy bashki, në Mat dhe në Klos. Deri tani kryeson PS në të paktën 26 kuti të numëruara dhe të raportuara, por edhe në ato që ende nuk janë referuar nga KQZ.
Deri në orën 06:50 raportohej se në 55 kuti të numëruara (nga 222) PS kishte marrë mbi 8600 vota, ose pak më shumë se 59%, që i jepte edhe mandatin e tretë në këtë qark, duke përmbysur një nga bastionet e demokratëve. PDndodhet në kuotën e 37%, ose 5365 vota./K.C/dritare.net

















