Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen mbi 900 kuti votimi. Ja sa vota ka marrë secila parti!

Numërohen mbi 900 kuti votimi. Ja sa vota ka marrë secila parti!

Deri në mëngjesin e sotëm, më 12 maj 2025, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është në vazhdim. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 911 kuti votimi nga gjithsej 5,225, që përfaqësojnë rreth 17% të totalit.

Rezultatet paraprake në nivel kombëtar

Partia Socialiste (PS): 53.5% e votave
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 33.65%
Partia Socialdemokrate (PSD): 4.2%
Nisma Shqipëria Bëhet: 3.05%
Partia Mundësia: 2.19%

Bazuar në këto rezultate, ndarja e projeksionit të mandateve është si më poshtë:

PS: 82 mandate
PD-ASHM: 50 mandate
PSD: 3 mandate

Situata në qarqe të ndryshme

Tiranë: Janë numëruar 82 nga 1,282 kuti votimi, me PS që kryeson me mbi 11,000 vota.
Korçë: Nga 76 kuti të numëruara, PS ka marrë 10,357 vota, ndërsa PD 6,259 vota.
Gjirokastër: Në 61 kuti të numëruara, PS është në avantazh ndaj opozitës.
Durrës: Në 20 kuti të numëruara, PS ka një epërsi prej mbi 1,200 votash ndaj PD.
Vlorë: Nga 46 kuti të numëruara, PS ka grumbulluar 5,286 vota.

Vota e Diasporës

-Numërimi i votave të diasporës ka nisur në Parkun Olimpik të Tiranës, por është ndërprerë përkohësisht për shkak të lodhjes së numëruesve dhe pritet të rifillojë në orën 10:30 të mëngjesit të 12 majit.

Kontestime dhe probleme

Korçë: KQZ ka pezulluar numërimin e votave të ardhura nga Greqia për këtë qark pas kërkesës së PD, duke pretenduar për anomali. PS ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi, duke e konsideruar atë të paligjshëm.
Kamëz: Një kuti votimi është klasifikuar si e pavlefshme për shkak të dëmtimeve dhe fletëve jashtë kutisë./K.C/dritare.net