I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson
Dritare.net

Ish-ministri dhe ish-ambasadori britanik, Peter Mandelson, është arrestuar nga policia e Londrës nën dyshimin e shpërdorimi të detyrës dhe po merret në pyetje në një stacion policie.
Sipas raportimeve, para pak çastesh Mandelson u pa te shoqërohej nga shtëpia e tij në Londër drejt një makine nga oficerët policorë. Policia ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi arrestimin, duke konfirmuar fillimin e hetimeve.
Hetimi ndaj Mandelson ka lidhje me pretendimet se ai ka ndarë informacion të ndjeshëm qeveritar me Jeffrey Epstein, ndërsa ishte ministër.
BBC raporton se Lord Mandelson nuk ka bërë komente publike për dosjet e Epstein javët e fundit, por qëndrimi i tij ka qenë se nuk ka kryer asnjë veprim kriminal dhe nuk është motivuar nga përfitime financiare./K.C/dritare.net