Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti: Do të përpiqemi ta zgjedhim presidentin për t’i shmangur zgjedhjet

Albin Kurti: Do të përpiqemi ta zgjedhim presidentin për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale për t’i evituar zgjedhjet e parakohshme sa i përket çështjes së presidentit. Më 4 mars është afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh presidentin.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka asnjë kandidat të përveçëm për president, e këtë nuk e kanë as Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurti të dielën u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza e të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Në vijim ose të gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të ketë 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë e votojnë më së largu deri 4 mars apo subjektet politike të merren vesh për rrugën përpara. Shfaqet e nevojshme të kemi diku 83-84 deputetë apo 85, pasi vetëm një nëse mungon atëherë shkojmë automatikisht në zgjedhje. Përgjithësisht përshtypja është që subjektet politike konsiderojnë se s’duhet që edhe në vitin 2026 gjysmën e parë të na marrin zgjedhjet. Do të përpiqemi maksimalisht të evitojmë zgjedhjet shkaku i moszgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se nuk janë mbledhur nënshkrime nga VV-ja për asnjë kandidat dhe tha se nuk ka kuptim të mbledhen nënshkrime kur maksimalisht i kanë 66 vota nëse votojnë të gjithë, edhe deputetët nga radhët e komuniteteve. E ai tha se PDK-ja e LDK-ja siç i kanë thënë, nuk e kanë minimumin prej 30 nënshkrimeve për të propozuar kandidatë.

“VV-ja me partnerët që ka garuar bashkë e me pakicat që na janë bashkëngjitur i kanë total 66 vota, e nëse ia shton 15 deputetë të LDK-së bëhen 81 vota. Edhe 81 nënkupton më saktë mund të dështojë vetëm një deputet e jo dy. Pra, VV me LDK-në nuk është formulë e sigurtë që ta tejkalojmë këtë çështje e të mos shkojmë sërish në zgjedhje”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se është optimist për një zgjidhje duke parë konstruktivitetin e po ashtu ka thënë se nuk po sheh ndonjë zell nga radhët e partive për zgjedhje të reja.

Sa i përket asaj nëse do të ftohet AAK-ja në takim, Kurti ka thënë se LVV-ja, PDK dhe PDK janë parti ku gjenden shumica e deputetëve.

Ai ka treguar se mbrëma u takua në Prekaz me Rifat Jasharin.

“Biseduam për çështje politike e shumë çështje tjera, por natyrisht zgjidhja është te këto tri parti politike”, tha Kurti./KohaDitore