Na ndiqni edhe në

Bota

Justin Bieber anulon turneun botëror 


Justin Bieber anulon turneun botëror 

Këngëtari Justin Bieber ka anuluar turneun botëror. Turneu do të niste këtë muaj, por u anulua në momentin e fundit. Faqet e fansave dhe ato të shitjes së biletave kanë njoftuar për anulimin e koncerteve të artistit kanadez në SHBA, Irlandë dhe Francë. As këngëtari 29-vjeçar dhe as agjentët e tij nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.


Justin Bieber kaloi një 2022 të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore. Ai duhej të anulonte një pjesë të turneut të tij botëror qershorin e kaluar për shkak të sindromës së rrallë Ramsay Hunt që paralizoi njërën anë të fytyrës së tij. Pasi u kthye në skenë, ai përsëri njoftoi se duhej të ndalonte në shtator. "Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t'u përmirësuar," tha ai.
Janarin e kaluar, Bieber ia shiti të drejtat e katalogut të tij muzikor kompanisë Hipgnosis për 200 milionë dollarë./K.C/dritare.net