Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë
Dritare.net

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, dyshohet se është vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra gjatë ditës së sotme, nga Izraeli dhe SHBA-ja, raporton media izraelite Channel 12.
Objektivat e goditura përfshinin zona të ndjeshme dhe struktura të lidhura me udhëheqjen politike dhe ushtarake iraniane. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për fatin e liderit suprem.
Burime qeveritare në Izrael nuk kanë publikuar një deklaratë të drejtpërdrejtë që konfirmon vdekjen e Khameneit, ndërsa informacionet mbeten të pakonfirmuara dhe situata është në zhvillim të shpejtë.
Analistët theksojnë se nëse lajmi konfirmohet, një zhvillim i tillë do të përbënte një përshkallëzim të paprecedentë të konfliktit dhe do të kishte pasoja të thella për stabilitetin rajonal dhe politikën ndërkombëtare./K.C/dritare.net