Irani sulmon kullën “Palm Jumeirah” në Dubai. Hoteli shpërthen në flakë
Dritare.net

Dubai është vendosur në gatishmëri të lartë pas raportimeve për shpërthime pranë zonës së njohur Palm Jumeirah. Irani ka kryer një sulm raketor në kullën “Palm Jumeirah”, ku është dëmtuar hoteli Fairmont.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihet zjarr dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi, teksa ngrihen në qiell në zonën e njohur turistike.

Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ka lidhje me përshkallëzimin e konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, ku raketa iraniane është interceptuar në hapësirën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për origjinën e shpërthimeve, por mediat dhe analistët e lidhin situatën me raketat balistike dhe dronët iranianë që reagojnë ndaj sulmeve izraelite dhe amerikane, duke krijuar tension në rajon. Situata vijon të jetë e paqartë dhe në zhvillim, ndërsa qytetarët dhe vizitorët ndiqnin ngjarjen me shqetësim.

Përshkallëzimi i tensioneve ka prekur jo vetëm Dubain, por edhe disa qytete të tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa analistët paralajmërojnë për mundësinë e incidenteve të mëtejshme ajrore në rajon./K.C/dritare.net