Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha
Dritare.net

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi ndaj ndryshimeve të fundit në qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalimin e tij, Berisha tha:
“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një përpjekje për të shpëtuar lëkurën e tij, por njëkohësisht fton qytetarët dhe opozitën shqiptare të vazhdojnë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij. Ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët.”/K.C/dritare.net


