Na ndiqni edhe në

Showbiz

Doja t’i jepja fund jetës!Rrëfimi prekës i Jonida Maliqit!

Doja t’i jepja fund jetës!Rrëfimi prekës i Jonida Maliqit!

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer momentet më të dhimbshme në jetën e saj.

Në një intervistë me Arbana Osmanin, këngëtarja tha se u përball me një situatë që e konsideron dramën e jetës së saj, ku kuptoi se djali i saj mund të ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Në mes të rrëfimit të saj me lot në sy, ajo shprehu se donte t’i jepte fund jetës së saj.

“U përballa me një situatë që ishte drama e jetës sime, ku Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe ishte një situatë që mendoja se ishte e pashpresë, por gabohesha shumë, nuk kisha informacion, nuk mund ta përballoja në atë moment, doja t’i jepja fund jetës sime për hir të së vërtetës.

“Është shumë e thjeshtë të pranosh gjërat, çdo person vjen në jetë për një arsye, duhet të pranojmë gjithçka që vjen për të kuptuar sa i fortë je”, tha ajo.
Në fund, ajo e përshkroi të birin si bekimin më të madh të jetës së saj dhe burimin e dashurisë më të pastër.

“Zoti më ka bekuar me Danin. Kam një fëmijë që më jep dashuri që asnjë burrë në botë nuk mund të ma japë dhe jam shumë e lumtur që ai është burrë”, tha Jonida.