
Fjalimi i fundit si president/ Një urim për Joe Biden dhe dy fjalë për Melanien, nga Donald Trump
Dritare.net
Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë pak minuta pasi ora shënoi 08:00 evmëngjesit. Ai hipi në një helikopter të “Marine One”, disa orë para ceremonisë së inaugurimit të pasardhësit të tij, Joe Biden. Presidenti dhe Zonja e Parë, të cilët zgjodhën të visheshin me të zeza, dolën nga Shtëpia e Bardhë, dorë për dore. Trump mbajti fjalimin e fundit si president para amerikanëve, informon dritare.net
"Ishte një nder i madh, nderi i një jete të tërë. Njerëzit më të mëdhenj në botë, shtëpia më e madhe në botë. Kemi arritur kaq shumë. Kanë kaluar katër vjet të pabesueshme. Ju dua shumë! Ju dua vërtetë shumë dhe jua them nga thellësia e zemrës. Ju falënderoj për mbështetjen! Ne kemi punuar shumë, kemi lënë zemrat në fushë, kemi dhënë gjithçka, askush nuk mund të na fajësojë që nuk kemi bërë më të mirën, kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ne kemi krijuar një vaksínë kundër kovídit, vetëm për disa muaj, një mrekulli mjekësore. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua dhe më kanë mbështetur. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka shumë e veçantë. Dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu, të flasë.”,- tha Trump. Në fund ai tha dy fjalë për Biden: “Sukses dhe fat. Së shpejti do të takohemi përsëri.”/K.C/dritare.net

















