Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë.

Sipas SPAK-ut, abuzimi dyshohet të jetë kryer gjatë kohës kur Beci drejtonte KESH-in, ku në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë është favorizuar një kompani në një tender me vlerë rreth 700 milionë lekë.

Hetimet, të nisura në vitin 2024 nga Byroja Kombëtare e Hetimit, u bazuan edhe në të dhëna të siguruara nga pajisjet e një ish-zyrtari tjetër të përfshirë në çështje të ngjashme.

Prokuroria pretendon se janë kryer shkelje në disa faza të procedurës, nga përllogaritja e fondit limit dhe hartimi i kritereve, deri te vlerësimi i ofertave./K.C/dritare.net