
Të gjithë sytë tek Angelina Jolie dhe Maddox, në Shtëpinë e Bardhë!
E Enjte 27 Prill 2023, 17:05
Dritare.net
Angelina Jolie dukej tepër elegante teksa iu bashkua djalit të saj Maddox, në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë. Ajo dukej e mrekullueshme veshur me një fustan të bardhë të gjatë, i cili ishte me një dekolte V.
Ylli i Hollivudit e kishte kombinuar fustanin me një varëse perlash të arta dhe një palë vëthë që përshtateshin me to. Me këtë veshje aktorja na mësoi se si të kombinojmë eleganten me sportive.
Fustanin e gjatë aktorja e kombinoi me një xhaketë sportive nga Chanel në ngjyrë të bardhë. Ndërsa grimi ishte krejt natyral, veç buzët i kishte lyer të kuqe, e flokët lëshuar. Me pak fjalë, thjesht e bukur!/K.C/dritare.net

















