
Video/ Epokës së Donald Trump i vjen fundi, çasti kur largohet nga Shtëpia e Bardhë!
E Mërkurë 20 Janar 2021, 14:02
Dritare.net
Donald Trump ka lënë zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë, duke i lënë vendin presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Momenti kur Trump dhe gruaja e tij Melania lanë Shtëpinë e Bardhë është transmetuar në të gjitha mediat amerikane. Trump u largua nga Uashingtoni nën mása të rrepta dhe i rrethuar nga ushtárakët për të párandaluar përsëritjen e trázirave që ai nxiti në fillim të këtij muaji. Për kundërshtarët e tij, largimi i Trump-it i jep fund gjendjes së keqe katër vjeçare në jetën amerikane dhe një torture si pásojë sjelljes së keqe dhe indinjateve të tij./K.C/dritare.net

















