Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptarët e Greqisë për gazetaren Rudina Xhunga: Kërkojmë ministrinë e Diasporës!

Shqiptarët e Greqisë për gazetaren Rudina Xhunga:

Në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë u zhvillua një takim i veçantë me gazetaren e njohur Rudina Xhunga, e cila bashkëbisedoi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqia.

Ky takim u kthye në një hapësirë të ngrohtë dialogu, ku pjesëmarrësit ndanë mendime, përvoja dhe reflektime. Shqiptarët e Greqisë shprehën vlerësime të shumta për gazetaren, duke theksuar gazetarinë cilësore që ajo sjell ndër vite dhe ndikimin e saj në publik.

Gjatë bashkëbisedimit, një prej pjesëmarrësve ngriti çështjen e rëndësisë së krijimit dhe rikthimit të Ministrisë së Diasporës në Shqipëria. Ai theksoi se një institucion i tillë është thelbësor për të përfaqësuar dhe mbështetur komunitetin shqiptar jashtë vendit, i cili sipas tij përbën një forcë të madhe ekonomike dhe shoqërore.

Sipas tij, mbyllja e Ministrisë së Diasporës ka krijuar një boshllëk institucional, ndërsa theksoi se vetëm në Greqi jetojnë qindra mijëra shqiptarë, ndërkohë që në të gjithë botën diaspora shqiptare numëron miliona.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin kyç që diaspora ka luajtur pas viteve ’90, jo vetëm përmes dërgesave financiare, por edhe duke sjellë përvojë, kulturë dhe standarde të reja zhvillimi. Në këtë kuadër, në takimin me gazetaren Rudina Xhunga ai kërkoi më shumë vëmendje dhe një strukturë të dedikuar shtetërore që të koordinojë dhe forcojë lidhjet mes shtetit shqiptar dhe emigrantëve.

“Është shumë e rëndësishme që ana institucionale të ekzistojë, sepse në Shqipëri jetojnë rreth 2 milionë e gjysmë shqiptarë, ndërsa jashtë vendit janë krijuar rreth 15 ministri. Vetëm në Greqi jetojnë rreth 700–800 mijë shqiptarë, ndërsa në të gjithë botën mbi 1.5 milionë, dhe ata nuk kanë një ministri të dedikuar.

Ndërkohë, unë po i bie kësaj kambane, edhe pse kambana ime është e vogël, por kambana juaj mund të jetë shumë më e fortë dhe të arrijë aty ku duhet. Kjo është e rëndësishme për të konkretizuar rolin e një institucioni kaq të rëndësishëm.”/L.F-dritare.net