Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Mjekja toksikologe: Hashashi nis si lojë, por ka këto efekte të tmerrshme!

Mjekja toksikologe: Hashashi nis si lojë, por ka këto efekte të

Këtë puntatë Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekes toksikologe Sonila Bitri Tivari për të mësuar për efektet anësore të stubstancave, ilaçeve, medikamenteve dhe mbidozave të drogës dhe substancave të tjera.

“Ka mungesë informacioni në kulturën shqiptare për këtë temë. Toksikologjia është një ndër degët e mjeksisë që studion efektet anësore të stubstancave, ilaçeve, medikamenteve dhe mbidozave, si dhe abuzimeve me alkoolin, drogërat, hashashin, kokainë.

Varësia nis fillimisht me konsumim social, apo konsumimi në formë eksperimentimi dhe nis zakonisht në mosha shumë të vogëla. Mosha e abuzimit sa vjen e ulet, ku edhe fëmijë konsumojnë kanabis sepse sipas tyre është “në modë”, duan të jenë pjesë e shoqërisë apo duan të duken interesantë.

Nis me hashash dhe pastaj me kalimin e viteve kanabisi bëhet një trampolinë për kalimin në abuzime më problematike si kokaina, alkooli, heroina deri te substancat e tjera psikoaktive. Nis si abuzim, dhe pastaj, në momentin që individi nuk rri dot pa konsumuar, fillon të kërkojë vazhdimisht të njejtën substancë, për të arritur të njejtën qetësi që ka patur më përpara, apo për të arritur kënaqësi edhe më të mëdha. Këtu nis fenomeni i tolerancës ku individi kërkon doza gjithmonë e më të mëdhaja, për të arritur të njejtat “cilësi” që ka patur përpara abuzimit me substancat. Në këtë mënyrë zhvillohet varësia.
Varësia ndryshon nga individi, në bazë të faktorëve të ndryshëm përkatës.”,u shpreh mjekja toksikologe./M.T - dritare.net